Teatri i lashtë
i Finiqit

{
Foinike ka luajtur një rol strategjik në pikëpamjen adminstrativo-politike në rajonin e Epirit, falë pozicionit të tij gjeografik dhe zhvillimit ekonomik.

Teatri i lashtë i Finiqit

Foinike ka luajtur një rol strategjik në pikëpamjen adminstrativo-politike në rajonin e Epirit, falë pozicionit të tij gjeografik dhe zhvillimit ekonomik. Fillimisht si kryeqëndër e Kaonëve dhe më pas si kryeqyteti i koinonit Epirot (midis 230-168 p.Kr.), një shtet federal i krijuar nga bashkimi i trojeve epirote dhe rajoneve më të rëndësishme siç ishin: Kaonët, Thesprotët dhe Molosët.

Ndër shkrimet e shumta e autorëve të lashtë, që dëshmojnë për pasurinë dhe vlerat e madha të këtij qyteti, është Polibi, i cili në  shkrimet e tij e cilësonte Foiniken si qytetin me muret fortifikuese më të fuqishmë në të gjithë Epirin. Kjo vërtetohet fare mirë dhe nga zbulimet arkeologjike të cilat kanë nxjerrë në pah sistemin fortifikues si dhe monumente që  përfaqësojnë të gjitha etapat historike të këtij qyteti, duke flilluar nga periudha helenistike e deri te periudha mesjetare. Ndërsa një tjetër burim që tregon rëndësin e madhe që Foinike kishte në fund të shek. III p.Kr., është dokumentimi nga ana e autorit romak Tit Livi të të ashtëquajturës “Paqja e Foinikes”, që i dha fund luftës së parë midis romakëve dhe maqedonasve. Në shek. III p.Kr, Foinike arrin kulmin e zhvillimit politik, administrativ, fortifikues dhe arkitektonik.

Në aspektin politiko-administrativ në periudhën romake, roli i Foinikes dobësohet, por në qytet u realizuan një radhë veprash ndërtuese të cilat përfshinin edhe rikonstruktimin e ndërtesave me karakter social si teatri, ndërtimi i një strukture publike në pjesën qëndrore të qytetit (mbetet ende e paqartë madhësia dhe shtrirja e përgjithshme) si dhe cisternat e ujit. Edhe gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës, jeta në Foinike vazhdon të jetë intensive. Një ndër monumentet më të rëndësishme të kësaj periudhe është dhe bazilika paleokristiane me tre nefe dhe nje atrium në pjesën e përparme (shek. V-VI m.Kr).

Teatri është një ndër monumentet më të rëndësishëm të Foinikes pasi jo vetëm pasqyron dy fazat kryesore të këtij qyteti, periudhën helenistike dhe romake, por nga përmasat që ka skena, me një gjatësi prej 30 m, dëshmon edhe për rëndësinë e madhe të kësaj kryeqëndreje politike.

E ndërtuar në një nga tarracat e para në shpatin perëndimor të kodrës, ai i është përshtatur totalisht terrenit natyror që vetvetiu formon një rreze gjysëm harkore, ideale për ndërtimin e ndënjësve.  Teatri përdorej për shfaqje dhe, me shumë mundësi, edhe për mbledhje me karaktere politike.

Duke u bazuar në strukturat arkitektonike si dhe në materialin e gjetjeve arkeologjike, që konsiston në qeramikë me vernik të zi dhe në vepra artistike që zbukuronin skenën, teatri datohet rreth mesit të shekullit të III p.Kr., me një fazë të dytë helenistike në shekullin e II p. Kr. Teatri do të ketë një fazë rinovimi edhe gjatë periudhës romake, që datohet në shekullin e III m.Kr, ndryshime që vihen re në pjesën e skenës. 

Monumenti u zbulua fillimisht në vitin 2000 nga misioni shqiptaro-italian i udhëhequr nga Shpresa Gjongecaj (Instituti Arkeologjik i Tiranës) dhe Sandro De Maria (Universiteti i Bolonjës).

Kjo faqe është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes është përgjegjësi e vetme e <emrit të përfituesit> dhe nuk mund të merret në asnjë mënyrë për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian, të vendeve pjesëmarrëse dhe të Autoritetit Menaxhues