Teatri i Gitanit të Lashtë

{

Teatri i lashtë i Gitanit gjendet në Gitan, të Bashkisë Filiat, në  Prefekturën e Thesprotisë.

Teatri i Gitanit të Lashtë

Teatri i lashtë i Gitanit gjendet në Gitan, të Bashkisë Filiat, në  Prefekturën e Thesprotisë.

Është ndërtuar në mes të shekullit të 3 p.Kr., një periudhë me aktivitet intensiv ndërtimor në Epir, kryesisht gjatë mbretërisë së Piros, periudhë e lulëzimit të Gitanit. U shkatërrua nga romakët në vitin 167 p. Kr.

Teatri është ndërtuar në nivelin më të ulët të vendbanimit, jashtë mureve, dhe është i mbrojtur nga një fortifikim paraprak. Mbrojtja e mëtejshme natyrore ofrohet nga Lumi Kalamas, drejt të cilit është i orientuar.

Duket se teatri ishte ndërtuar fillimisht prej guri, kryesisht duke përdorur gur gëlqerorë të bardhë. Orkestra formon një rreth të plotë që përmban një kuadrat të theksuar dhe ndërthuret nga proskena. Cavea përbëhet nga 28 rreshta të vendeve me dy diazoma, ndërsa mund të ketë patur edhe një mbiteatër. Katër shkallët janë zbuluar, duke e ndarë caveën në pesë pjesë, në të cilën duhet të shtohen edhe dy – tani gjysmë të shkatërruara – në skajet e jashtme të caveës.

Vendet e teatrit janë bërë prej guri gëlqeror të përpunuar me kujdes, dhe shumë prej tyre mbajnë mbishkrime me emra njerëzish në anën e përparme. Muret mbajtëse (analema) që mbështesin caveën nuk janë zbuluar plotësisht.

Skena është një ndërtesë drejtkëndëshe prej guri, me përmasa 15,50 x 5.50 m. Brenda saj u zbulua një kolonadë e përbërë nga shtatë shtylla drejtkëndore, të cilat do të kenë mbështetur çatinë e ndërtesës së skenës. Në qendër të skenës është një derë përmes së cilës do të kenë hyrë aktorët, ndërsa dyshemeja është bërë me granil dhe dhe të ngjeshur.

Në pamjen e jashtme të skenës formohet proskena ku stilovati i të cilit ruhet në një gjatësi prej 15.50 m dhe një gjerësi mesatare prej 0.50 m. Në të dyja anët e skenës kishte proskena katrore.

Erozioni i fortë nga lumi Kalamas aty pranë shkakton probleme serioze në zonën e teatrit dhe e bën të domosdoshme marrjen e masave të nevojshme. Kur Κalamas përmbytet në brigjet e tij, uji mbulon skenën, orkestrën dhe nivelet e përparme të vendeve. Qarkullimi i ujit nëntokësor, i cili kontribuon në erozionin e shtresës gëlqerore tashmë të shkatërruar të zonës, ka bërë që e gjithë cavea të spostohet në perëndim, duke zhvendosur vendet nga pozicioni i tyre origjinal.

Pas përfundimit të punës për të nxjerr në pah sitin arkeologjik të Gitanit, në qershor 2009, teatri është përfshirë në itinerarin e vizitorëve.

Kjo faqe është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e faqes është përgjegjësi e vetme e dhe nuk mund të merret në asnjë mënyrë për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian, të vendeve pjesëmarrëse dhe të Autoritetit Menaxhues