Kuadri i Projektit
Përshkrim i Shkurtër i Projektit
Programi Interreg IPA CBC “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” u miratua nga Komisioni Evropian më 30/07/2015 me vendimin C (2015) 5482. Modifikimi i dytë i Programit u miratua nga Komisioni Evropian më 14/02 / 2018 me vendimin C (2018) 559.
Buxheti i Programit
Buxheti i përgjithshëm i alokuar për Programin (sipas ndryshimit të dytë) është 54.076.734,00 €, nga të cilat 45.965.222,00 € (85%) janë mbështetje e BE-së dhe 8.111.512,00 € (15%) nga Pala Kombëtare.

Zona e përzgjedhur
Zona e përzgjedhur ndërkufitare shtrihet nga Deti Jon deri në Liqenin e Prespës. Në Greqi, Njësitë Rajonale të Grevenas, Kastorias, Florinës, Artës, Thesprotisë, Janinës, Prevezës, Zakynthos, Korfuzit, Kefallonias dhe Lefkadhës dhe në Shqipëri Rajonet e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe Beratit.

Akset prioritare
PA1.
Promovimi i mjedisit, transporti i qëndrueshëm dhe infrastruktura publike dhe,
PA2.
Fuqizimi i ekonomisë lokale.

ÇFARË ËSHTË INTERREG?
Bashkëpunimi Territorial Europian (ETC), i njohur më mirë si Interreg, është një nga dy qëllimet e politikës së kohezionit dhe siguron një kuadër për zbatimin e veprimeve të përbashkëta dhe shkëmbimeve të politikave ndërmjet aktorëve kombëtarë, rajonalë dhe lokalë nga shtete të ndryshme anëtare.
INTERREG-A
Bashkëpunimi ndërkufitar evropian, i njohur si Interreg A, mbështet bashkëpunimin ndërmjet rajoneve të NUTS III nga të paktën dy shtete të ndryshme anëtare që ndodhen drejtpërsëdrejti në kufijtë ose në afërsi të tyre.
Info
Për më shumë informacion mbi Programin, dorëzimin dhe miratimin e projekt-propozimeve, ju lutemi vizitoni faqen e internetit:
