TEATRI ANTIK I FOINIKES

Qyteti i Finiqit luajti rol strategjik në jetën administrative dhe politike  të Epirit Antik, falë pozicionit të saj gjeografik dhe zhvillimit ekonomik. Fillimisht së kryeqytet i Kaonisë dhe në vazhdimësi si kryeqytet e Koinon-it të Epirotëve (230-168 p.K.) një shtet federal që u krijua nga bashkimi i territoreve epirote dhe i fiseve më të rëndësishme siç ishin: Kaonët, Thesprotët dhe Molosët.

Midis dokumentave të shkrimtarëve të antikitetit që tregojnë vlerat e mëdhaja të qytetit është dhe ai i Polibit, i cili e karakterizon Foiniken si qytet me murret mbrojtëse më të fuqishme në të gjithë Epirin. Kjo vërtetohet edhe nga gërmimet arkeologjike që kanë zbuluar sistemin fortifikues si dhe monumente që përfaqësojnë të gjitha periudhat historike të qytetit duke filluar që nga ajo Helenistike deri tek periudha mesjetare. Një burim tjetër që tregon rëndësinë e veëantë të Foinikes gjatë fundit të shek. III p.Kr, është dokumentimi nga ana e shkrimtarit Romak Tit Livi e të ashtuquajturës “Paqja e Foinikes”, një marrëveshje që i dha fund luftës midis romakëve dhe Maqedonasve. Në shek. III p. Kr, Foinike ishte në kulmin e zhvillimit politik, administrativ, fortifikues dhe arkitektonik.

Në aspektin politik dhe administrativ gjatë periudhës Romake, roli i Foinikes dobësohet, por në qytet janë ndërtuar disa vepra që përfshijnë edhe rikonstriksionin e ndërtesave me karakter shoqëror, siç ishte teatri, ndërtimi i një impianti publik në pjesën qendrore të qytetit (akoma e paqartësuar sipërfaqja e tij totale) si dhe depozita uji. Akoma edhe në periudhën e antikitetit të vonë dhe të Mesjetës, jeta në qytet mbetet intensive. Një nga monumentet më të rendësishme të asaj periudhe është bazilika paleokristiane me tre nefe dhe atrium në pjesën e përparme (shek. V-VI pas Kr.).

Teatri është monumenti më përfaqësues i qytetit të lashtë të Foinikes, i cili nuk reflekton vetëm dy stadet kryesore të qytetit, atë helenistik dhe atë romak, por me madhësinë e tij që arrin 30 metra, tregon rëndësinë e kësaj qendre politike.

I ndërtuar në pjerësinë perëndimore të kodrës është përshtatur plotësisht me terrenin natyral që formon vetvetiu një reze gjysëmrrethi, ideale për ndërtimin e ndënjesve. Teatri përdorej për shfaqje dhe mbase edhe për mbledhje politike.

Duke gjykuar mbi strukturat arkitektonike dhe materiali arkeologjik, që përmbledh enët me ngjyrë të zezë dhe vepra arti që zbukuronin skenën, teatri i takon mesit të shekullit të tretë para Kr., me një fazë të dytë helenistike në shekullin II p. Kr. Teatri është restauruar gjatë periudhës romake, pra në shek. e tretë pas Kr., gjë që duket në skenë.

Gërmimet arkeologjike në këtë monument kanë filluar për herë të parë në vitin 2000 nga misioni arkeologjik shqiptaro-italian i bashkëkryesuar nga Shpresa Gjongecaj (Instituti Arkeologjik i Tiranës) dhe Sandro De Maria (Universiteti i Bolonjës).