TEATRI ANTIK I DODONËS

Teatri antik i Dodonës është nga teatrot antike greke më të mëdha dhe më të ruajtura me kapacitet rreth 18,000 spektatorë. Ishte pjesë integrale e tempullit  të Dodonës dhe për vizitorin që arrinte aty nga jugu ishte monumenti më evident, pasi mbizotëronte me kurbat e tij dhe murret mbajtëse të saj. U ndërtua në shek. e 3 p.Kr. në kuadrin e  një programi ambicioz ndërtimesh që realizoi Pirroja i Epirit, për të reformuar tempuzllin panhelen dhe t’i japi karakter monumental.

Forma gjigante konkave e teatrit u realizua mbi  konin natyral në këmbët e malit Tomaros. Meqë ishte më i madh në dimensione, u plotësua me mbushje dheu, të cilën e mbanin muret mbajtëse, të ndërtuar me sistemin isodomik dhe të përforcuar me 6 kulla, që i japin fasadës së teatrit karakter monumental. Dy kullat afër orkestrës ishin më të mëdhaja se të tjerat pasi përdoreshin si shkallë për ngjitjen e spektatorëve në  diazomën e sipërme. Konkavja ndahej nga dy korridore horizontale në tre pjesë dhe menga  dhjetë shkallë në nëntë rrjeshta. Rreshti më i ulët i ndënjëseve ishte e quajtuara “proedria” dhe ishte me ulëse prej guri, që destinoheshin për personat zyrtarë apo nderi. Hyrja e spektatorëve tek conkavja bëhej nga shkallët e mëdha, që fillonin nga parodat, ndërsa dalja e tyre bëhet nga dalja e gjerë në krye të rrjeshtit qendror.

Orkestra nuk ishte rreth i plotë dhe kishte diametër 18,70 metra. Në qendër të saj gjendej një shkëmb i skalitur si bazament i altarit të Dionisit, të Thimelit, Skena e teatrit ishte një ndërtesë dykatëshe ortogonale me murre isodomike dhe dimensione 31,20 X 9,10 metra. Në anët e tij ekzistonin dy salla katrore, prapaskenat dhe midis tyre katër pesare. Në anën veriore dhe jugore të skenës ishin ndërtuar galeri dorike, të cilat mbulonin rrugën për në tempull, ndërsa në anën lindore dhe perëndimore kishte rrugica nga vinin spektatorët dhe aktorët në orkestër.

Gërmimet në monument fillimisht u nisën nga K. Karapano, midis vieteve 1875-1878. Më vonë hulumtuan territorin arkeologu Dh. Evangelidis dhe S, Dakaris 1929-1932), të cilët vazhduan gërmimet edhe pas  Luftës së B Botërore, duke kontribuar në restaurimin e teatrit.